Beteja për Vlorën/ Rama me veteranët në listën e hapur, Berisha kërkon stabilitet me 4 mandate, Euroatlantikët vijnë me emra surprizë, në garë dhe...

26 Prill 2025, 10:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Beteja për Vlorën/ Rama me veteranët në listën e hapur,


Vlora ka 12 mandate deputetësh në këto zgjedhje, vetëm 4 vite më parë këto mandate u ndanë 4 për Partinë Demokratike dhe 8 për Partinë Socialise.

Drejtues politike ishte vetë kryeministri për PS dhe Bujar Leskaj nga ana e PD, po ashtu dhe Luan Rama nga LSi që nuk arriti të dilte deputet.

Pas 4 vitesh PD tashmë me në krye Berishën shkon më Bujar Leskajn drejtues qarku, PS ka zgjedhur drejtues qarku Bledi Çuçin, e ndërsa risia është partia e Bashës që brenda saj ka kreun e degës Gjergj Nika e po ashtu dhe deputetin Gëzim Ademaj.

Përfaqësues të PL kanë kaluar tashmë në listën e hapur të PD, kurse partitët Lapajt dhe Dash Shehit janë më lista të hapura.

Bazuar në 2023 Partia Socialistë e mundi Berishën në të gjitha bashkitë me përjashtim të Himarës që u fitua nga Fredi Beleri, por ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia e shtetit për blerje votash, ribërja e zgjedhjeve çoi në fitoren e PS që dërgoi atje Vangjel Tavon, ish eksponentin e LSI, ministër dhe deputet disa mandatë më këtë forcë politike në Gjirokastër.

Lista e PD në Vlorë ka patur dhe kritika dhe për emrin e Vangjel Dules që është vendosur në listën e mbyllur të PD.
Emri i vetëm i ri në listën e mbyllur ështe ai i Atird Hoxhës.
Nga ana tjetër PS ka zgjedhur të këtë një riciklim të plotë me emra të rinj ku spikat dhe emri i Zamira Sinajt, që dikur ka qënë pjesë e PD, e po ashtu dhe ish drejtori i arkivave Ardit Bido.
Por fakti më interesant është që Damian Gjiknuri e Vulllnet Sinaj janë listën e hapur, e ndërsa ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu në listën e mbyllur.

Euroatlantikët në Vlorë që garojnë në listë të hapur spikasin me kreun e degës Gjergj Nika, e po ashtu dhe deputetin aktual Gëzim Ademaj që vjen nga komuniteti çam.

Në listat e Vlorës po ashtu konkuron dhe Djathtas 1912 me emra si Edvin Kulluri apo Arbër Agalliu.

Një fakt interesant është së në këto zgjedhje dy lidera politik të partive të reja vijnë nga qarku Vlorë. Agron Shehaj (Vlorë) dhe Adriatik Lapaj (Sarandë) por nuk kanë zgjedhur të garojnë në këtë qark./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide