Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

8 Gusht 2025, 00:07 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në

Drita nuk ia ka dalë të sigurojë një rezultat pozitiv në transfertën e Ligës së Europës përballë FCSB në Bukuresht.

Kampionia e Kosovës është mundur nga ajo e Rumanisë me shifrat 3-2, në një ndeshje ku me pak kujdes mund të merrte një rezultat shumë të rëndësishëm.

Skuadra kosovare gjeti shpejt golin me Tushën që në minutën e 7 e më pas dyfishoi shifrat me Manajn në startin e pjesës së dytë.

Por ky gol i dytë zgjoi vendasit nga gjumi pari ata ia dolën që të shënonin dy të tillë në portën e mbrojtur nga Maloku në vijim.

Ndërsa në fund, me një penallti të akorduar në shtesë, përmbysën shifrat në 3-2.

 

 

Po ndodh...