
Granit Xhakës i doli emri në Serinë A, drejtori i Leverkusenit sqaron situatën

Në ditët e fundit, emri i mesfushorit me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, është lidhur edhe me futbollin italian. Lojtari është konsideruar prej kohësh se mund të largohet nga Bajer Leverkusen, dhe Juventusi me Interin, janë lidhur me të ardhmen e tij.
Megjithatë, drejtori sportiv Leverkusen, Fernando Karro, ndërhyri drejtpërdrejt për këtë çështje, duke shprehur vlerësimin e tij për lojtarin në një intervistë të dhënë sot për Welt.
“Graniti e di që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, si një lider. Ai ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij dhe dëshira dhe qëllimi ynë është që ai të qëndrojë me ne. Nëse, në fund, arrin një ofertë që është shumë e favorshme për të, por edhe për ne, atëherë do të ulemi dhe do ta diskutojmë. Vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dy ne. Për momentin, e marrim si të mirëqenë që Graniti do të qëndrojë me ne”, deklaroi ai.
Nga perspektiva e Interit, lojtari është lidhur si një zëvendësim i mundshëm për Hakan Çalhanoglu, i cili, pas thashethemeve të shpeshta të lidhura me Gallatasarain, tani po ndiqet nga Fenerbahçe. Përveç Juventusit, emri i tij është lidhur edhe me Neom SC, një klub në ligën saudite.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128