
Jordi Cruyff lavdëron Barcelonën, pavarësisht eliminimit: Edhe im atë do të kishte zgjedhur këtë mënyrë loje


Pavarësisht eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve prej Interit (4-3 pas kohës shtesë), Barcelona la një përshtypje shumë të mirë. Këtë e theksoi Jordi Cruyff, opinionist për “Movistar”, ish-drejtor teknik i klubit katalanas dhe djali i legjendës së futbollit holandez e blaugrana, Johan Cruyff.
Ky i fundit e komentoi kështu paraqitjen e skuadrës së Hansi Flick:
“Nëse im atë do të mund të zgjidhte një mënyrë për të luajtur futboll, do të ishte kjo. Dhe nëse duhet humbur, atëherë më mirë ta bësh me nder, duke dhuruar spektakël”.
Një deklaratë plot krenari, që pasqyron stilin e lojës që e bëri të famshme Barcelonën dhe ka rrënjë të thella në ADN-në e klubit, të trashëguar pikërisht nga Johan Cruyff.
Jordi nuk e fshehu hidhërimin për rezultatin përfundimtar: “Është një ndjesi e vështirë për t’u përshkruar. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, një përballje spektakolare. Barça ra me nder, e kishte finalen në dorë”.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128