
Juvja pret sot Leçen, Tudor: Është një finale! I thashë Konseisaos që më vjen keq

Juventusi pret sot në mbrëmje në shtëpi Leçen, ku ka një mundësi të rëndësishme për të vazhduar garën për një vend mes katër më të mirave. Kalendari ofron mundësinë për të ngushtuar distancën me Atalantën dhe Bolonjën që do të ndeshen në një përballje direkte, dhe me një fitore, sigurisht, bardhezinjtë do të përfitojnë nga njëra prej këtyre dy skuadrave (apo madje të dyja në rast barazimi).
“Çdo ndeshje duhet parë si një finale. Çdo ndeshje dhe çdo stërvitje duhet bërë 100%. Sot do të jetë një ndeshje shumë e vështirë – shpjegoi Igor Tudor në konferencë. “Secili duhet të japë më të mirën për të arritur fitore dhe vetëm kështu rritemi së bashku”, u shpreh Tudor fillimisht.
Si është grupi? Si ka qenë java?
Grupi është mirë, ka punuar mirë. Ka qenë një javë pak e shkurtër, sepse luhet menjëherë të dielën dhe të shtunën dhe ka qenë ndryshe nga java e kaluar. Por kemi punuar për gjithçka, duke ardhur nga një ndeshje e drejtë, serioze dhe e mirë. Ende vihet re pak më shumë besim dhe dëshirë për të bërë ato gjëra dhe për të konfirmuar ato që kemi bërë mirë dhe për të punuar mbi aspekte ku mund të rritemi më shumë.
Çfarë keni theksuar për të përgatitur ndeshjen?
Po punojmë të gjithë nga ana taktike, por edhe për kokën. Çdo ndeshje duhet parë si një finale. Çdo ndeshje dhe çdo stërvitje duhet bërë 100%. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Secili duhet të japë më të mirën për të arritur fitore dhe vetëm kështu rritemi së bashku.
Si është Turam? Kush mund të luajë në vend të tij?
Është stërvitur me ekipin, duhet ta vlerësojmë. Ka mundësi të ndryshme, sepse kemi lojtarë të fortë, do ta shohim nëse do të luajë.
A prisni që ekipi të kuptojë kaq shpejt idetë e tua?
Unë nuk shikoj pas. Jam i lumtur sepse kam gjetur djem të mirë dhe të pastër, që kanë dëshirë të punojnë. Përgjigjja e tyre më ka befasuar në mënyrë pozitive.
Ku e shihni Kopmeiners?
Ka mundësi të luajë edhe përpara, edhe më mbrapa. E kam parë më energjik, më të ngarkuar. Leçe është në vështirësi.
Cilat mund të jenë vështirësitë që mund të krijojnë? Kristoviç është rreziku numër 1?
Është një lojtar i fortë dhe i rrezikshëm. Leçe luan mirë dhe e vlerësoj trajnerin e tij. Duhet të respektojmë të gjithë, por ne jemi ata që duhet të vendosim ndeshjen, me gjithë respektin për të tjerët, por ne duhet gjithmonë të përqendrohemi te vetja jonë.
Cili mund të jetë kontributi i Duglas Luiz?
Është një lojtar cilësor, me një goditje të mrekullueshme dhe një vizion loje të jashtëzakonshëm. Është bukur ta kemi, sepse është një burim i rëndësishëm. Natyrisht, ai niset nga një pozicion më mbrapa krahasuar me ata që kanë punuar që nga fillimi.
Çfarë dallimesh kanë Vlahoviç dhe Kolo Muani? Si e keni parë Konseisaon këtë javë? Cilat ishin fjalët e Kapelos?
Unë nuk lexoj asgjë. Kapelon e admiroj, e kam pasur trajner dhe më ka mësuar shumë. Mund të them që punoj me njerëz të përgjegjshëm. Konseisao është një lojtar që më pëlqen shumë, është i fortë, mund të zgjidhë ndeshjen. I thashë atij dhe të tjerëve që luajnë më pak që më vjen keq, por kemi vetëm një ndeshje në javë. U thashë atyre të më vënë në vështirësi, të gjithë janë të rëndësishëm. Dy sulmuesit janë të dy të fortë, kur të gjejmë pak më shumë ekuilibër, më pëlqen t’i shoh bashkë, mund të bëhet.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128