Lyon kritikon arbitrimin në Ligue 1: Ky është gabimi i tetë kundër nesh!

21 Prill 2025, 20:27 / SPORT ALFA PRESS

Lyon kritikon arbitrimin në Ligue 1: Ky është gabimi i tetë

Në Francë, këtë sezon, tensionet mes klubeve dhe arbitrave po arrijnë nivele shqetësuese. Rasti më i fundit vjen nga ndeshja mes Saint-Étienne dhe Olympique Lyonnais, ku një ndërhyrje e ashpër e Lucas Stassin ndaj Corentin Tolisso ka ndezur polemika të mëdha.

Fillimisht, arbitri François Letexier e ndëshkoi sulmuesin e Saint-Étienne me karton të kuq, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshua në një të verdhë një ndryshim që për Lyonin ishte vendimtar dhe i padrejtë. Tolisso doli me barelë, ndërsa vetë Stassin, pa ndëshkimin e merituar, realizoi dy golat e fitores 2-1 për vendasit.

Presidenti i OL, John Textor, shpërtheu në deklaratën e tij pas ndeshjes:

Por Textor nuk u ndal me kaq, duke theksuar se ky nuk është një episod i izoluar:

“Në dy vitet e fundit janë shtatë raste kur është pranuar se ndaj OL ka pasur gabime arbitrare të konfirmuara nga autoriteti kombëtar. Ky e sotmi është e teti. Marseja ka pasur katër, çdo ekip të paktën nga dy. Kjo nuk duhet të ndodhë. Cilësia e arbitrimit është problem real që duhet pranuar.”

Ai theksoi se nuk po akuzon një gjyqtar të vetëm, por një sistem që po dështon në mënyrë të përsëritur:

“Nuk po përmend asnjë arbitër në veçanti, por kur numri i gabimeve arrin në tetë vetëm ndaj një klubi, situata bëhet alarmante.”

Ky episod pritet të vazhdojë të shkaktojë debat në Francë, ku besimi ndaj VAR-it dhe arbitrave është gjithnjë e më i lëkundur. Dhe për Lyonin, sezoni sa vjen e bëhet më i komplikuar.

 

Po ndodh...