Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

13 Maj 2025, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i

Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë. Për të dytën herë, trajneri gjerman është larguar para përfundimit të kontratës së tij nga kuqeblutë, këtë radhë një ditë pas një dështimi që do të kujtohet gjatë në finalen e Superiores ndaj Egnatias.

Klubi dha njoftimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me teknikun gjerman pa u mbushur 24 orë nga ndeshja në fjalë, pak pasi kishte konfirmuar se nuk do të vazhdonte bashkëpunimin as me drejtorin sportiv Tefik Osmani të cilit ndryshe nga Brdariç i mbaronte kontrata. Një njoftim i shkurtër, që tregonte se nuk kishte një “fund të lumtur” mes palëve për këtë bashkëpunim të dytë.

Edhe “përgjigja” e Brdariç ka qenë po aq e thatë nëpërmjet rrjeteve sociale. Brdariç për momentin është mjaftuar me ripostimin e fotos së falënderimit të klubit në Instagram. “Faleminderit” dhe dy zemra kuq e blu ishin mesazhi i vetëm i trajnerit gjerman.

 

ide