News24 prej 2 orësh nën rrethim, ndërpritet edhe energjia elektrike

9 Gusht 2025, 08:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

News24 prej 2 orësh nën rrethim, ndërpritet edhe energjia

Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.

Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve. Mësohet se arsyeja është skadimi i afatit për largimin nga ambientet shtetërore për të cilat ka mbaruar kontrata.



Po ndodh...