
U thirr nga SPAK, Jonaid Myzyri nën hetim për shpërdorim detyre dhe “favorizim i kompanive në tendera”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion merr në pyetje si person nën hetim kreun e Komisionit të Prokurorimit Publik Jonaid Myzyri, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “favorizim i kompanive në tendera”.
Ky i fundit u paraqit këtë të martë në strukturën e posaçme me mbrojtësin ligjor Ermir Beta, ku po jep deklarime për mbi dy orë.
Nga informacionet bëhet me dije se Myzyrit i është sekuestruar edhe aparati celular për llogari të hetimit që ka nisur ndaj tij.
Kjo është hera e tretë që Joniad Myzyri thirret në Prokurorinë e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të organizuar për tu marrë në pyetje.
Myzyri mban postin e kreut të KPP që prej vitit 2020. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128