
“Pres me padurim të takoj Ursula von der Leyen”, Trump: Marrëveshja me BE-në do të jetë më e madhja nga të gjitha

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Skoci për një fundjavë të gjatë golfi dhe diplomacie, gjatë së cilës do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen .
Avioni presidencial Air Force One u ul pak para orës 8:30 të mbrëmjes sipas orës lokale në aeroportin Prestwick, në jugperëndim të Glasgout.
Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan konfirmoi se do të takohej me von der Leyen dhe përsëriti se shanset për të arritur një marrëveshje tregtare janë 50-50, pasi mbeten për t’u zgjidhur 20 “gjemba” të ndryshëm.
Megjithatë, ai shtoi se “do të jetë marrëveshja më e madhe nga të gjitha, nëse e bëjmë”.
Duke iu referuar takimit të tij me Starmer, ai kujtoi se të dy palët kanë arritur tashmë një marrëveshje tregtare dhe për këtë arsye “do të diskutojnë gjëra të tjera”.
Lidhur me mundësinë e dhënies së një faljeje për Ghislaine Maxwell, partneren dhe bashkëpunëtoren e Jeffrey Epstein, në mënyrë që të dëshmojë për atë që di për aktivitetet e financuesit dhe grabitqarit seksual, Trump tha se “tani nuk është koha” për të diskutuar çështjen.
Trump do të udhëtojë më pas për në Turnberry, një nga dy fushat e golfit në pronësi të biznesit familjar të drejtuar nga djemtë e tij më të mëdhenj.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128