Ulet interesi i gjermanëve për të kujtuar të kaluarën naziste

30 Prill 2025, 08:34 / BOTA ALFA PRESS

Ulet interesi i gjermanëve për të kujtuar të kaluarën

Njerëzit në Gjerman ndonjëherë kanë boshllëqe të mëdha në njohuritë e tyre për diktaturën naziste dhe kanë gjithnjë e më pak vullnet për t’iu qasur në mënyrë kritike Rajhut të Tretë.

Për herë të parë, një shumicë relative e popullsisë dëshiron të heqë një “vijë” nën të kaluarën naziste të Gjermanisë për sa i përket kulturës së kujtesës, siç tregohet nga studimi i ri Memo i fondacionit “Kujtim Përgjegjësi E ardhme” (“Erinnerung Verantwortung Zukunft” (EVZ)).

Vetëm 42.8 përqind e të anketuarve thanë se ishte e rëndësishme për ta që ta mbanin gjallë kujtimin e krimeve të diktaturës naziste.

Sipas rezultateve, 38.1 përqind e të anketuarve ishin plotësisht ose disi dakord me tezën se është “koha për të hequr një vijë ndarëse nën epokën e nacionalsocializmit (diktaturës naziste)”. 37.2% ishin pjesërisht ose plotësisht kundër kësaj ideje. Që nga viti 2018, kjo pyetje është bërë në mënyrë të ngjashme edhe në katër studime të mëparshme memo të Fondacionit – por këtë herë, për herë të parë, shumica e të anketuarve u shprehën ndryshe.