Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance: Nuk kemi plane për ta njohur një shtet palestinez

8 Gusht 2025, 21:07 / BOTA ALFA PRESS

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance: Nuk kemi plane për
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të njohin një shtet palestinez, duke theksuar se mungon një qeveri funksionale në territorin palestinez që do të mundësonte një njohje të tillë.

“Nuk kemi plane për ta njohur një shtet palestinez. Nuk di çfarë do të nënkuptonte realisht një njohje, duke pasur parasysh mungesën e një qeverie funksionale atje”, tha Vance për gazetarët, përpara një takimi që do të zhvillojë sot me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lamy.

Vance shtoi se presidenti Donald Trump ka qenë shumë i qartë për objektivat e tij në Lindjen e Mesme, dhe se administrata e tij do të vazhdojë në të njëjtën linjë.

Takimi mes dy zyrtarëve do të mbahet në Chevening House, në jug të Anglisë, në kuadër të një vizite zyrtare të Vance në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai ndodhet së bashku me familjen.

Nga ana tjetër, David Lamy u shpreh se marrëdhëniet Britani-SHBA janë të shkëlqyera dhe konfirmoi se në takim do të diskutohet edhe situata në Rripin e Gazës.

 

Po ndodh...