Eksportet e mineraleve dhe energjisë, rritje mbi 10 miliardë lekë gjatë 3-mujorit

23 Prill 2025, 14:13 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Eksportet e mineraleve dhe energjisë, rritje mbi 10 miliardë lekë

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka regjistruar rritje të konsiderueshme të eksporteve të grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”, me një vlerë totale prej mbi 10 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është kryesisht e nxitur nga eksportet e naftës dhe energjisë elektrike.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në raportin e tregtisë së jashtme, tregojnë se eksportet e këtij grupi arritën 28,5 miliardë lekë në periudhën janar-mars, nga 18,2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Gjatë 3-mujorit grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha një kontribut prej 10,8 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Grupi “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ka përbërë 28.5% të totalit të eksporteve në tremujorin e parë.

Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky grup ka shënuar rritje prej 56,6%

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti sasia më e madhe, e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në periudhën janar-mars, eksportet e këtij grupi drejt Kosovës llogariten 13,1 miliardë lekë. 

 

Po ndodh...

ide