
"Kërkoj transparencë dhe llogaridhënie", denoncimi i Karabinës: Sa i kushton incerenatori Bashkisë së Elbasanit çdo vit nga buxheti i saj?

Me një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karbina, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e administrimit të fondeve publike dhe transparencën institucionale në Bashkinë e Elbasanit.
Ajo ka dorëzuar dy kërkesa zyrtare për informacion, të cilat lidhen me tenderin për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në qytet, si dhe me kostot dhe funksionimin e inceneratorit të mbetjeve.
Sipas saj, qytetarët meritojnë përgjigje të qarta për punimet që kanë kthyer Elbasanin në një kantier të përhershëm ndërtimi, si dhe për fondet që shpenzohen për një incenerator që mbetet i dyshimtë në efikasitetin e tij.
Reagimi në Facebook:
Sot jam këtu për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga Bashkia e Elbasanit nisur nga shqetësimet e marra në takimet më nxënës, prindër, pensionistë, profesionistë të fushës, qytetarë për një sërë çështjesh që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.
Dje dhe sot kam dorëzuar dy kërkesa për informim, drejtuar Kryetarit të Bashkisë në lidhje me:
1. Tenderi për punimet në Bulevardin “Qemal Stafa” dhe në gjithë qytetin në rrjetin e ujësjellësit kanalizimeve të cilat e kanë kthyer në një kantier ndërtimi Elbasanin. Kërkoj publikimin e plotë të dokumentacionit për tenderin e Bashkisë së Elbasanit për rrjetin e ujësjellës kanalizimeve. A janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore? Kur është afati i përfundimit dhe uji 24 orë kur do të mundësohet? ? Pse punimet zvarriten dhe nuk respektohen afatet? 2. Kostoja e Incerenatorit për Bashkinë e Elbasanit Sa i kushton incerenatori Bashkisë së Elbasanit çdo vit nga buxheti i saj? Kërkoj transparencë të plotë për kontratat, faturimet dhe pagesat e kryera deri më sot. A kryhen të tri proceset për menaxhimin e mbetjeve: grumbullim, përpunim dhe incenerim? Nëse jo, cila është arsyeja?

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128