
Punëtoret e fasonerisë ngrihen në protestë: Duam të drejtat! Pronari italian na tregon derën

Rreth 80 gra, punëtore të fasonerisë “Intex” me pronar italian në zonën e Portëzit, kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara prej kohësh. Të lodhura nga kushtet e vështira të punës, pagesat e ulëta dhe trajtimi i padrejtë, gratë deklaruan se zëri i tyre shpesh është heshtur nga frika e largimit nga puna.
“Ka shumë padrejtësi në këtë kompani, ne momentin qe ngre zërin pronari thotë ‘ik në shtëpi’, ,e kërkojmë vetëm të na trajtojnë me dinjitet.”, u shpreh një prej protestueseve. Ato theksuan se për çdo ankesë apo kërkesë të bërë, përballen me kërcënimin e pushimit nga puna. “Duam të drejtat, por po folëm na tregojnë derën,” ishte mesazhi i përbashkët i shumë prej tyre.
Punëtoret denoncuan mungesën e respektimit të kodit të punës, pagesën në bazë të përqindjeve dhe presionin e vazhdueshëm nga drejtuesit. Shumë prej tyre janë gra që mbajnë familjet me të ardhura minimale dhe nuk kanë mundësi të tjera punësimi.
Protesta më pas u zhvenos, ndërsa gratë kërkuan ndihmën e institucioneve për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128