
U kap me drogë, skandali i përsëritur! Dosjet

Emri i Marinës Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është rikthyer sërish në qendër të kronikës së zezë. 39-vjeçarja, e njohur ndryshe edhe si Roxhensa Kapurani, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël kokaine.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan R. K., 39 vjeçe, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike, kokainë”, njoftoi Policia.
Por kjo nuk është hera e parë që Marina Fara përballet me drejtësinë. Pesë vite më parë, ajo u përfshi në dosjen e bujshme të operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Marina u përmend në përgjimet telefonike të policisë, pasi dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik narkotikësh të arratiseshin.
Atëherë ajo arriti t’i shpëtonte pasojave të rënda ligjore, por emri i saj mbeti i lidhur me botën e krimit. Arrestimi i sotëm tregon se historia duket se po përsëritet për vajzën e divës së muzikës shqiptare.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

The Ukraine summit that ignored the tough questions
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128