“Gjel francez pa tru”/ Medvedev për Macronin: Zog i ngjirur dhe i mjerë që vijon të cicërojë, për të dëshmuar se është mbret në kotecin e pulave

2025-08-20 21:10:27 / BOTA ALFA PRESS

“Gjel francez pa tru”/ Medvedev për Macronin: Zog i ngjirur dhe
Në një deklaratë të pazakontë dhe shumë larg gjuhës diplomatike, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka sulmuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron, për qëndrimin e këtij të fundit në lidhje me dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje.

Macron ka insistuar se pas përfundimit të luftës, mund të ketë praninë e forcave evropiane për misione paqeruajtëse në territorin ukrainas, një ide që Moska e kundërshton prerazi.

“Gjeli francez pa tru nuk arrin të kuptojë idenë që nuk do ketë trupa në Ukrainë. Është thënë qartë: JO trupa të NATO-s si forca paqeruajtëse. Rusia nuk e pranon një ‘garanci sigurie’ të tillë,” shkroi Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, në një postim në platformën X.

Më tej, ai përdori edhe një krahasim ironik dhe fyes ndaj presidentit francez:

“Por zogu i ngjirur dhe i mjerë vazhdon të kakarisë, për të treguar se është mbret në kotecin e pulave.”

Deklarata e Medvedev vjen një ditë pasi Macron, në një intervistë për NBC News, deklaroi se pas një marrëveshjeje të mundshme për paqe në Ukrainë, është detyrim i “Aleancës së të Gatshmëve” që të ndihmojë me trajnime, pajisje dhe bashkëpunim në terren.

Tensionet mes Rusisë dhe Francës janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, me Parisin që ka rritur tonin diplomatik dhe nuk ka përjashtuar më mundësinë e angazhimeve ushtarake në mbështetje të Ukrainës.

 

Happening now...