Izraeli nis ofensivën ndaj Gazës, nis pushtimi i periferive

2025-08-21 09:04:44 / BOTA ALFA PRESS
Izraeli nis ofensivën ndaj Gazës, nis pushtimi i periferive

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë Izraeli po përparon me ofensivën ndaj Qytetit të Gazës. Periferitë tashmë janë pushtuar, tha ai. Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Izraeli ka nisur sulmet e para të ofensivës së planifikuar në qytetin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria është në fazën e parë. Ai shtoi se tashmë janë pushtuar periferitë e qytetit të Gazës. Zëdhënësi i ushtarisë tha gjithashtu se po bëhen përpjekje për të siguruar evakuimin e sigurt të popullsisë civile. Po sigurohet gjithashtu një furnizim i mjaftueshëm me ndihma humanitare. Sulmi po shoqrohet nga frika se ofensiva do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë katastrofike të popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Netanyahu synon të përshpejtojë ofensivën

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi gjithashtu se këtë javë do të dërgohen afërsisht 60,000 thirrje për rekrutim. Para këtij njoftimi mediat kishin njoftuar se ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte miratuar një plan operacional të ushtrisë për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas zyrës së tij kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar më parë. “Afati kohor për marrjen e fortifikimeve të fundit terroriste dhe mposhtjen e Hamasit” do të shkurtohet, tha zyra e tij, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i ushtisë njoftoi se sulmet ndaj Hamasitnë qendrën e tij, qytetin e Gazës, do të intensifikohen më tej. Organizata radikale islamike palestineze tani nuk është gjë tjetër veçse një grup “i dërrmuar” guerilasish.

Të afërmit kanë frikë për pengjet

Presioni ushtarak nuk i shpëton pengjet, por i vret ata, tha Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit. Hamasi kishte shpërndarë në fillim të gushtit një video të të riut, i cili ishte tepër i dobësuar dhe i drobitur. “Dyzet e dy pengje hynë në Gaza më këmbë – dhe u kthyen në qefinë. Nuk dua që fëmija im të jetë numri 43”, tha Braslavski.

Macabit Mayer, tezja e vëllezërve binjakë Gali dhe Ziv Berman, e akuzoi Netanyahun për rekrutimin e dhjetëra mijëra rezervistëve të tjerë për një “mision pa kuptim” që ” vë në rrezik të dashurit tanë dhe ata vetë”. /DW

Happening now...