Kosovë/ Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin, mbahet të mërkurën seanca konstituive e Kuvendit

2025-08-19 12:51:54 / KOSOVA ALFA PRESS
Kosovë/ Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin, mbahet të

Të mërkurën, më 20 gusht  do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Seanca e Kuvendit është caktuar për në ora 11:00.

Në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.

Happening now...