
Vrasja në Prishtinë/ Policia publikon foton e autorit të dyshuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tij


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Policia ka publikuar foton e autorit të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët që kanë informacion të bashkëpunojnë për të lokalizuar dhe kapur autorin.
Autori i dyshuar është identifikuar si Xhemail Bajram Nuhiu. Që pas vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen Hajvali të Prishtinës, ai ndodhet në arrati.
Policia ka bërë thirrje se për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192. Viktima e identifikuar me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri nga Nuhiu. Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij.

The Ukraine summit that ignored the tough questions
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128