Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të lëvizin kundër regjimit, t’i dalin vendit për zot, të mos presin vetëm nga PD-ja!

2025-08-20 13:13:06 / POLITIKË ALFA PRESS
Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të lëvizin kundër regjimit,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ka bërë thirrje shqiptarëve që duhet të lëvizin dhe t’i dalin për zot demokracisë së vendit të tyre, pasi nuk mund të presin çdo gjë nga PD.

Në një intervistë për News24, Shehy u shpreh se PD është e vetmja parti e madhe opozitare në vend dhe po luan rolin e saj, por theksoi se “duhet lëvizje qytetare”

“Shqiptarët duhet të lëvizin, populli duhet t’i dalë për Zot vendit të tij, demokracisë së vendit.

PD ështe e vetmja parti opozitare e madhe dhe po luan rolin e saj, ka vend për gabime, strategji të reja, por kryesorja duhet të jetë lëvizja qytetare”, tha ai.

I pyetur nëse “besoni tek arrita e zgjedhjeve të parakohshme?”, deputerti demokrat theksoi se “Së pari duhet të carmatoset regjimi nga mjetet e deformimit të zgjedhjeve që ka në dorë”.

Sa i përket mendimeve ndryshe brenda PD, ai u shpreh se e konsideron positive.

“E konsideroj positive që ka mendime të ndryshme, nuk komrnoj kurrë mendimet e kolegëve në PD. Shkojnë në forume dhe vendoset.

Secili ka të drejtë të jape mendimin e vet”, tha ai.

Happening now...