
Jade Thirlwall flet hapur: Çdo ditë luftoj me veten për të mos përdorur Ozempic


Në një intervistë për “The Guardian”, këngëtarja dhe aktivistja Jade Thirlwall, e njohur si anëtare e “Little Mix”, ka ndarë përjetimet e saj personale, nga betejat me anoreksinë deri te sfidat e imazhit publik, dhe tashmë fillon kapitullin e ri si artiste solo përpara publikimit të albumit të saj të parë solo.
Thirlwall tregon se, edhe pse tani është në formën më të shëndetshme të jetës së saj, ajo përballet me një “betejë të përditshme me veten, për të mos u futur në Ozempic”, një medikament që shpesh përdoret për humbje peshe dhe mund të rrezikojë rikthimin në sjellje të dëmshme. Ajo thekson:
“Nuk gjykoj ata që e përdorin, por për shkak të historisë time me çrregullime të të ngrënit, nuk e di se si do përfundonte për mua.”
Thirlwall tregon se, edhe pse tani është në formën më të shëndetshme të jetës së saj, ajo përballet me një “betejë të përditshme me veten, për të mos u futur në Ozempic”, një medikament që shpesh përdoret për humbje peshe dhe mund të rrezikojë rikthimin në sjellje të dëmshme.
“Nuk gjykoj ata që e përdorin, por për shkak të historisë sime me çrregullime të të ngrënit, nuk e di se si do përfundonte për mua.”
Thirlwall flet për origjinën e sfidave të saj, nga përballja me anoreksinë në adoleshencë, për shkak të presioneve dhe humbjes personale, deri te vizita e parë në spital, ku mjekët i thanë se, nëse nuk ndryshon zakonet, mund të vdiste. Kjo deklaratë mbeti një pikë kyçe në rikuperimin e saj.
Pas dekadave suksesi me “Little Mix”, Thirlwall tashmë po përgatitet të nisë karrierën solo me albumin “That’s Showbiz Baby”, i cili pritet të dalë më 12 shtator. Muzika e saj solo përfshin temat personale, nga marrëdhënia me Jordan Stephens te përballja me sëmundjen e nënës së saj, dhe mban stilin e saj karakteristik të guximshëm dhe emocional.

The Ukraine summit that ignored the tough questions
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128