
Milan ‘përvesh mëngët’, Igli Tare zbulon planet e merkatos


Para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sportmediaset, duke folur mbi planet e merkatos së kuqezinjve.
“Hojlund është një opsion i mirë për ne”, ka deklaruar Tare. “Po e vlerësojmë në këto ditë, por merkatoja është gjithmonë e paparashikueshme. E dimë që duhet të veprojmë në atë pozicion dhe lojtarët që do të sjellim duhet të japin diçka më shumë për këtë grup”.
Tare nuk ka përjashtuar as interesin për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic: “Edhe ky është një opsion. Një sulmues duhet të mbërrijë te ne. Si e binda Modric-in? Nuk ishte e vështirë, sepse që fëmijë ai bënte tifo për Milanin. U gjendëm si dy fëmijë që mbështesin të njëjtën skuadër, ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe e kuptova që në fillim mendimin e tij. Ardhesa e tij është një vlerë e shtuar për këtë shoqëri.”
Deklaratat e Tares vijnë në një moment kur Milani po përgatitet për sezonin e ri dhe dëshiron të forcojë sulmin për të qenë konkurrues në Serinë A dhe në kompeticionet europiane. Klubit kuqezi i duhet të sigurojë një përforcim që të plotësojë boshllëkun dhe të rrisë potencialin ofensiv të skuadrës.
Me Hojlund dhe Vlahovic si opsione të mundshme, tifozët e Milanit mund të presin një merkato aktive dhe me surpriza, që mund të bëjë ndryshimin në sezonin e ri.

The Ukraine summit that ignored the tough questions
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128