
Agron Shehaj tregon pse nuk do të bëjë koalicion me PD

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk do të bashkojë votat me asnjë nga partitë e tjera pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Gjatë debatit në studion në Tv Klan, Shehaj sqaroi pse nuk do të bashkojë votat edhe me Partinë Demokratike.
Arsyeja kryesore është drejtësia, të cilën ai ka premtuar mbështetje, ndërsa sipas tij, demokratët janë kundër saj.
“Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë koalicione me çdo kusht. Ne kemi disa parime dhe i kemi thënë. Nuk besoj se PD do vijë të kërkojë votat tona sepse ne kemi bërë një premtim, qytetarëve shqiptarë, u kemi thënë që votat e Partisë Mundësia nuk kanë për të shkuar kurrë kundër drejtësisë dhe kundër SPAK. Unë mendoj që PD, para dy ditësh kryetari i PD në të drejtën e tij sepse është i akuzuar nga SPAK ka thënë që është një instrument në duart e Edi Ramës. Si mundet dikush që fiton zgjedhjet që të ketë të njëjtin qëndrim që kemi ne që ne themi ne duhet të votojmë në mbështetje të SPAK”, tha Shehaj.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128