Loboi për takimin e djalit të Trump me Ramën në Tiranë? Trump Jr riposton përgjjgjen e Grenell për Alfred Lelën: Është gënjeshtër, i kuptoj emocionet e larta para zgjedhjeve

28 Prill 2025, 16:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Loboi për takimin e djalit të Trump me Ramën në Tiranë?

Sipas një lajmi të publikuar edhe online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.

Grenell ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Djali i presidentit Trump ka reaguar duke e ripostuar në Twiter reagimin e Grenell.  Ai vizitoi pak ditë më parë Beogradin ku u takua me Presidentin Vuçiç.

 

 

Po ndodh...

ide