Kaos para Barcelona-Inter, mbledhje e jashtëzakonshme nga qeveria e Spanjës

28 Prill 2025, 16:47 / SPORT ALFA PRESS

Kaos para Barcelona-Inter, mbledhje e jashtëzakonshme nga qeveria e
Spanja është në kaos sot dhe qeveria ka vendosur për mbledhje të jashtëzakonshme. Duke qenë vetëm dy ditë larg ndeshjes Barcelona-Inter, vendi iberik ka përjetuar një ndërprerje të energjisë.

Rreth orës 12:30, qytetarët u njoftuan të mos ndërmerrnin udhëtime. Kjo situatë ka sjellë reagime në Itali ku skuadra e Inzagit është programuar për t’u larguar nga Italia nesër në mesditë.

Kujtojmë se Barcelona pret Interin të mëkurën në orën 21:00. Ndeshja e parë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve do të luhet në Spanjë.

 

ide