Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

9 Maj 2025, 11:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Partitë politike dhe kandidatët për deputetët në 11 maj kanë shpenzuar mbi 1 milionë dollarë në total për sponsorizimin e postimeve të tyre në Facebook.

Të dhënat publike nga Facebook tregojnë se kjo shumë është shpenzuar nga data 7 prill deri në 6 maj, teksa shifra mund të rritet deri në përfundim të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Sipas këtyre të dhënave, partia që ka sponsorizuar më shumë në Facebook postimet e saj është Partia Demokratike me 23 mijë dollarë, ndjekur më pas nga Partia Mundësia dhe Agron Shehaj me gati 20 mijë dollarë.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet pason listën e shpenzuesve më të mëdhenj me 11 mijë dollarë të shpenzuara në 30 ditë.

Nga të rinjtë kandidatë, lista kryesohet nga Belind Këllicci dhe Grigel Muccollari, me mbi 8 mijë dollarë secili sponsorizime në Facebook. Sponsorizimeve nuk i ka shpëtuar as KQZ, që ka promovuar spotet se si të votojmë më 11 maj me gati 2500 dollarë.

Shifrat përbëjnë vetëm shpenzimet për sponsorizime në Facebook, ndërsa ajo mund të jetë dy herë më e lartë nëse përfshihen edhe sponsorizimet e postimeve në platformat e tjera sociale.

Po ndodh...