
Kristjan Asllani pezullohet për gjysmëfinalen me Milanin

Kristian Asllani ishte titullar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Lacios në Kupën e Italisë, duke siguruar vazhdimësinë e skuadrës zikaltër në këtë turne, ku në gjysmëfinale do të jetë një përballje shumë e ethshme me Milanin.
Por përtej paraqitjes pozitive të Asllanit, mesfushori shqiptar ka marrë edhe një lajm të keq gjatë kësaj sfide. Një faull në pjesën e parë të takimit solli ndëshkimin e tij me karton të verdhe, që do të rëndojë shumë për futbollistin kuqezi.
Kjo për faktin e thjeshtë se ai plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në Kupë dhe do të jetë mungesë e sigurt në takimin e radhës në këtë turne.
Kësisoj, Asllani nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Milanit, teksa pritet të jetë një alternativë për sfidën e kthimit që vlen një biletë për në finale.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128