
Tirana U-13 shpallet kampion i sezonit 2024-2025

21 Prill 2025, 18:55 / SPORT
Tirana U-13 u shpall zyrtarisht skuadra kampione në kampionatin “Abissnet Superiore U-13” për edicionin futbollistik 2024-2025.
Bardheblutë e vegjël vulosën suksesin e tyre pasditen e së hënës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Apolonisë, që u mbyll me barazimin 2-2.
Tirana U-13 e mbylli sezonin me 57 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje, duke regjistruar 18 fitore, 6 humbje dhe vetëm 3 barazime.
Pas përfundimit të sfidës, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari nderoi bardheblutë e vegjël me kupën dhe medaljet e merituara.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128