Aksidenti tek Tuneli i Murrizit, policia: Janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë

21 Prill 2025, 19:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti tek Tuneli i Murrizit, policia: Janë dëmtuar lehtë 3

Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak

Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.