Biseda për përftime nga tenderat, ish-kreu i ARRSH-së Ervis Berberi bashkëpunonte me pronarin e Albkons sh.p.k

14 Maj 2025, 11:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Biseda për përftime nga tenderat, ish-kreu i ARRSH-së Ervis

Telefoni Blackbarry i sekuestruar i Ervis Berberit ka qenë indicie për SPAK për hetimin ndaj 25 personave për shkelje barazie në tendera shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas gazetarit të Ora Neës Edison Vatnikaj nga komunikimi i datës  20.03.2020, në orën 13:10, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Besnik Leska (pronar përfitues i shoqërisë "ALBKONS" sh.p.k):

"Mgjs si jeni? Te supervizioni I godinave te termeti qe ka nxjerr fshzh do hyni ? Nese jo hyme bashke?

400 k euro". Nê orën 13:15, Bensik Leskaj: "Po hyme bashke

mire?". Ne orën 16:16, Evis Berberi: "Te lidhet Valteri me Redin po I jap nr e Redit".

Ne orën 13:16, Besnik Leskaj: "Ok sh mire". Në orën 13:16, Evis Berberi: "Ne mire jemi ne karantine". Ne orên 13:17, Bensik Leskaj: "Hahahahaha

13:17, Evis Berberi: "Per pjesen e cash si do ecim qe te bej dhe nje pagese tjeter".

Në orën 13:18, Bensik Leskaj: "Normalisht. Nuk kemi probleme. T ndjeki Valteri me Redin, Os kush te thuash".

Në orën 13:19, Evis Berberi: "Ok po I them ta ndjeke ai".

e orën 13:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Redjan Basha (pronar përfitues i shoqërisë "ALBKONS" sh.p.k), numrin e shtetasit Valter Begaj, ndërsa shtetasi Redjan Basha i shkruan "Ok Evis do flas une").

Në orën 13:23, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Besnik Leskaj: "Nderkohe fshzh po ben namin". Në orën 13:24, Bensik Leskaj: "Po. Si i ke marrdheniet?".

Në orën 13:24, Evis Berberi: "Mire I kemi po deri ne fazen kualifikuese pastaj varet". Në orën 13:25, Bensik Leskaj: "E kuptoj Ti provojme disa gara bejme".

 

Po ndodh...