
EMRAT/ Aksidenti te Pallati me Shigjeta, iu gjetën predha në automjet, shpallen në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonë e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Policia bën me dije se pas përplasjes, ata kanë braktisur automjetet, ndërsa në kontrollet e kryera, është gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.
“Shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bluve.
Konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, përfshirë edhe levat, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe me armë.
Debati mes Eduart Koboçit dhe Zenel Trofit ka nisur nga brenda makinave BMW dhe Benz që në Misto Mame, e verifikuar pas këqyrjes së pamjeve të kamerave nga policia dhe pasi kanë arritur mbi urë kanë, kanë goditur njëri-tjetrin me makinë dhe kanë dalë jashtë dhe janë rrahur me leva, fillimisht në rrugë, por edhe poshtë urës.
Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë pasi është gjetur një gëzhojë. Autorët janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.
Qarkullimi mbi urë ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë, derisa grupi hetimor ka këqyrur gjithë vendit e ngjarjes.
Mbetet i paqartë shkaku, ndërsa dyshimet janë ose për ndonjë fërkim makinash në zonën e Kombinatit, ose konflikt i mëparshëm.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128