
Aksident i rëndë te “Shkalla e Tujanit”, humbin jetën dy të rinjtë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.
Rreth orës 02:30 të mëngjesit, një motor është përplasur me një makinë.
Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”.
Policia bën me dije se nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç.
Njoftimi:
Sipas njoftimit të bluve, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128