
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë-Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë mbrëmjen e sotme (12 janar 2025) si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër "Korçë-Ersekë", pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë , informoi mbrëmjen e sotme policia.
Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.
Qytetarët falënderuan punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.
-
-
Pesë fitore radhazi, Napoli mposht dhe Veronën, kryeson Serie A
12 Janar, 23:36

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128