
A i ka mbetur nerv shoqërisë shqiptare, të ndal eksperimentin e Ramës me popullin-kavje?

Çmimet e ushqimeve, karburanteve, shërbimeve, fruta-perimeve dhe madje edhe të shezllonëve dhe parkingjeve, vetëm rriten, duke i çuar shumicën e shqiptarëve drejt një "konsumatori në mbijetesë". Nga ana tjetër biznesi i vogël dhe i mesëm, fermerët dhe profesionet e lira që janë zemra e ekonomisë dhe punësimit, vetëm goditen në mënyrē sistematike dhe me fushata të egra, siç është kjo e ashtuquajtura, "kundër tendave të bizneseve".
Të gjithë, (Të djathtë, të majtë, pa parti, besimtarë, ateist, komformistë e "revolucionarë"), flasin nëpër kafene, rrjete sociale, në familje dhe me veten duke "protestuar", mallkuar dhe u përbetuar kundër arrogancës deri në tallje të Edi Ramës dhe pushtetit, me nështetasit e tij. Por të gjithë pa përjashtim e lënë "revoltën" e tyre të kalojë radhën në Facebook, te tavolina e kafenesë e brenda vetvetes, deri sa Rama të shpik "aksionin" tjetër. Dhe kështu muaj pas muaji, vit pas viti, 12 vite plot dhe 4 të tjerë të sapo nisur, Shqipëria është kthyer në një laborator gjigant, ku Rama i plotëfuqishëm kryen eksperimente me ata që i quan kavje, por në fakt janë populli shqiptarë që ka zgjedhur të jetojë këtu.
Kjo situatë absurde, ku shumica e shqiptarëve ndihet e kapur në çarkun e një "shkencëtari" që argëtohet me kaviet e tij eksperimentale duke çuar deri në ekstreme mbijetese dhe ato vazhdojnë që të pranojnë "fatin" e tyre, është e paprecedentë për këdo vend e popull në Europë dhe rajonin tonë. Sot media shtetërore gjermane, Deutsche Welle, kishte bërë një analizë për protestat në Serbi kundër pushtetit të vëllamit të Ramës, Aleksandër Vuçiç, të cilat kanë mbi 9 muaj që nuk pushojnë. Nervi i popullit serb pa dallime politike është tërhequr dhe fryrë aq shumë, sa që analiza në fjalë arrinte në përfundimin: "Regjimi i Vuçiç po bie, por nuk dihet se kur...".
Ndërkohë në vendin tonë ku "të vrasin po i pe shtrembërt", nervi vetjak ka mbetur te postimet në FB dhe te tavolinat e kafeneve, ku bëhet "nami" kundër regjimit personal që ka vendosur Rama dhe që as denjon fare, që ta fsheh! Ndaj e vetmja pyetje që ngrihet deri në ulërimë sot, është: A mundet, a ka rrugë, mënyrë që të zgjohet përsëri në Shqipëri nervi i gjithë shoqërisë si një trup me të njëjtin shqetësim të përbashkët dhe tashmë të indentifikuar dhe në një revoltë masive?! A ka ende shans që shoqëria shqiptare të gjejë kurajo, të rebelohet dhe të shkatërojë laboratorin e eksperimenteve sociale ekstreme ku Rama e ka ndryrë pak nga pak, deri sa shqiptarëve po ju duket si "normalitet"?! Ekziston ndonjë mundësi që shqiptarët ti mbledhin gjithë hallet individuale që i vijnë nga ky pushtet që nuk shfaq as minimumin e humanizmit, të bëhen bashkë në mijra e dhjetëra mijra si në Serbi prej 9 muajve pa u dorëzuar dhe të reagojnë, si një trup i vetëm ndaj padrejtesive që u bëhen çdo ditë nga një qeveri e cila hap pas hapi, po vendos autoritarizmin e saj kudo në çdo qelizë shoqerore?
Dhe mbi të gjitha: A mund të ndodh kjo duke mos llogaritur fare opozitën fasadë që kemi sot?
Rama e nisi direkt pasi siguroi 83 mandate eksperimentin e radhës në pedonalen e Vlorës, për të arritur shpejt në Theth ku shembi investimet e banorëve të zonës në tokat e tyre …
Po shkatërron tendat (Miliona euro investime dhe mijra punësime) e lokaleve në Tiranë, me propagandën hipokrite për tu kthyer hapësirat qytetarëve, ndërkohë që nuk ka lënë lulishte dhe oborr shkolle pa betonizuar për klientët e tij...
Tenton, eksperimenton, (tallet), duke testuar me një Kod Penal ku fut nenet e agjitacion propagandës të kohës së diktatorit Hoxha. Vetë e porosit, po vetë do dal në shtator duke na thënë se ky Kod ishte i keq, unë nuk dija gjë por po ju shpëtoj prej tij!
Pra eksperimenti me kavjet vazhdon...
Sillet si pushtues, i cili do të grabisë dhe shkatërrojë çfare të mundet dhe të ikë, por edhe pushtuesit të cilët synojnë të qëndrojnë gjatë, nuk do silleshin kështu me qytetarët dhe vendin e pushtuar!
Aktualish po shohim se si e shkatërroi turizmin me terrorr shtetërror në mes të sezonit dhe të gjithë rrinë me zemër të ngrirë, se çfarë eksperimenti tjetër do të shpik për të parë se sa mban nervi i shqiptarëve, apo për të vërtetuar se nervi i shoqërisë sonë përfundimisht ka vdekur!
Të gjithë bashkëpunëtorët e 12 viteve qeverisje i ka në hetim apo burg për grabitjen e taksave të shqiptarëve, tani po ju hyn edhe te prona dhe bizneset me të cilat mbijetojnë: Çfarë tjetër duhet të bëjë një qeverisje që të marr mbrapsht, një reagim mbarë popullor masiv, për ta dëbuar?!
Nëse nuk reagojmë për ta dëbuar sot, sa më shpejt këtë grup keqbërësish që i kanë mbirë si vampirë në qafë shqiptarëve, atëherë atyre edhe pak u ka mbetur që ta çojnë deri në fund eksperimentin: Të na dëbojnë të gjithëve. Dhe vetëm pak kohë ka mbetur që kjo të ndodh!

The Ukraine summit that ignored the tough questions
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128