Largimi nga Interi çështje kohe, Asllani parakalon dy zikaltër! Mban vendin e parë për statistikën e veçantë në Seria A

9 Maj 2025, 12:07 / SPORT ALFA PRESS

Largimi nga Interi çështje kohe, Asllani parakalon dy zikaltër!

Kristjan Asllani do të largohet në verë nga Interi. Të paktën në Itali janë të sigurt për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, ndaj të cilit Inzagi nuk ka treguar preferencë.

Dhe pse hapësirat i ka pasur të pakta, Asllani është treguar thuajse i pagabueshëm me topin në këmbë. Mesfushori shqiptar ka një mesatare 92.6% për pasimet e sakta, duke u pozicionuar i pari ndër mesfushorët e Seria A. Kujtojmë se është aktivizuar në 20 ndeshje, 8 prej të cilave si titullar.

Asllani ka lënë kështu pas edhe shokët e skuadrës, Zielinskin me 91.9% dhe Çalhanoglun me 90.3%. Kujtojmë se 23-vjeçari u afrua nga Empoli në verën e vitit 2023.

Plot 15 milionë euro ka paguar Interi për transferimin e tij, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë ku do të jetë destinacioni i radhës për të, nëse zërat për largimin nga zikaltrit janë të vërteta.

 

Po ndodh...