
Ndodh edhe kjo çudi, ‘Lojtari i Ndeshjes’ shpërblehet me një qengj

Klubi norvegjez i ligës së parë, Bryne, e shpërbleu futbollistin e saj Aleks Kryger me një qengj pasi ai u shpall “Lojtari i ndeshjes” pas fitores ndaj Haugesund me rezultatin 3-1, ku Kryger shënoi edhe golin e parë në minutën e 4-t.
Qengji si shpërblim erdhi pak momente pas fishkëllimës së fundit.
Vlen të theksohet fakti se Bryne njihet edhe si klubi i vendlindjes së sulmuesit të yllit të Ligës Premier, Erling Haland.
Çmimi tipik thekson lidhjet e thella të klubit me komunitetin bujqësor vendas, të përqendruar kryesisht rreth prodhimit të mishit dhe qumështit.
Mbështetësit e Bryne krenohen me trashëgiminë e tyre bujqësore.
Përveç kësaj, tifozët gjithashtu kanë një mundësi për të parë ndeshjet nga një traktor pranë fushës.
Kryger u shfaq i habitur dhe i argëtuar në momentin që mori çmimin.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128