
Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate në vendet tona

14 Maj 2025, 09:12 / POLITIKË
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një postim në platformën X, Starmer uron Ramën për fitoren të cilën e cilëson si historike.
“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkruan Starmer.
Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!
Nga Ermal Mulosmani

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
Nga Neli Demi

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128